Përtej Google dhe Facebook: Forumi i Ekspertëve Digjital EYA17 – Përsosmëria Digjitale për Ndikim Shoqëror do të përzgjidhet në Prishtinë, Kosovë

E publikuar: 26/09/2017 01:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej 28 – 30 shtator, 25 Ekspertë të Jurisë së Madhe ndërkombëtare do të përzgjedhin Fituesit e
#EYA17 – Projektet më të shquara digjitale të Evropës që bëjnë ndryshime shoqërore – në Prishtinë,
Kosovë. Për më tepër, ata do të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre me profesionistët e rinj lokalë,
bizneset e reja dhe sipërmarrësit gjatë Forumit të hapur të Ekspertëve Digjital.

Përtej Google dhe Facebook: European Youth Award (EYA) (Çmimi i Rinisë Evropiane) është një
konkurs dhe platformë për inovacion, përsosmëri dhe ndikim shoqëror në hapësirën ndërvepruese
digjitale. Ai paraqet atë që bëhet në mënyrë kreative dhe me ndikim në të gjitha skajet e Evropës.

Në takimin në Prishtinë – një qytet i shquar dhe i gjallë me shumë talent të rinj të jashtëzakonshëm
dhe kreativë – Juria e #EYA17 do të marrë vendimet përfundimtare. Nga 144 aplikacione për EYA2017, 52 projekte kanë kaluar në rundin final. Në procesin e diskutimit dyditor, Juria e Madhe në
terren e përbërë nga 25 ekspertë ndërkombëtarë të disiplinave të ndryshme do të kërkojnë projektet
më të mira digjitale që prekin problemet e jetës reale në 8 kategori të ndryshme që pasqyrojnë sfidat
shoqërore.

Me 29 shtator, herët në mëngjes, në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK) do të mbahet Forumi i
Ekspertëve Digjital mbi inovacionin digjital, potencialin e bizneseve të reja dhe teknologjitë e
ardhshme të qëndrueshme me ndikim shoqëror. Ekspertët e Jurisë do të ndajnë përvojat dhe
mendimet e tyre. ICK dhe EYA ftojnë të gjithë të rinjtë e etur për të mësuar që të shfrytëzojnë këtë
mundësi unike.

“Ndërtimi i një rrjeti ndërkombëtar dhe mësimi nga njerëzit me sfonde të ndryshme kulturore dhe
arsimore është përparësi e rëndësishme për sukses. Anëtarët e Jurisë së EYA-s shquhen për njohuritë
e tyre rreth inovacionit aktual digjital dhe shoqëror dhe për angazhimet e tyre ngjitëse dhe
frymëzuese,” tha Peter A. Bruck, nismëtari dhe organizatori i Çmimit të Rinisë Evropiane.

Fituesit e #EYA17 do t’i prezantojnë iniciativat e tyre të dalluara digjitale në Festivalin e EYA (Takimi i
Fituesve) që zhvillohet në Grac prej 29 nëntorit deri më 2 dhjetor. Kjo ngjarje e rrjetëzimit, njohurive
dhe frymëzimit është e dizajnuar për njerëzit që bëjnë ndryshime digjitale dhe shoqërore dhe për të
gjithë të interesuarit për përmirësimin e shoqërisë me teknologjitë digjitale.

Për European Youth Award (EYA)

I krijuar nga prof. Peter A. Bruck, kryesues nderi i Qendrës Ndërkombëtare për Mediat e Reja në vitin 2012, Çmimi
i Rinisë Evropiane (EYA) është konkursi kryesor pan-evropian që nderon përsosmërinë në përdorimin e Internetit
dhe aplikacioneve mobile për fuqizimin shoqëror. I zhvilluar nën patronatin e Këshillit të Evropës dhe Kongresit të
Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, EYA është një konkurs vjetor që motivon të rinjtë nën moshën 33 vjeçare që të
hartojnë projekte digjitale me vlerë shoqërore që adresojnë qëllimet e përcaktuara nga Këshilli i Evropës, Evropa
2020 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së

Data: 29 shtator, 09:30 – 12:30

Vendi: Qendra e Inovacionit të Kosovës, Rr. Rexhep Mala 28A, 10 000 Prishtinë

Biletat: pa pagesë vetëm me regjistrim

https://eu-youthaward.org/expert-forum-registration/