Një studim mbi mënyrën sesi hakerat i tërheqin njerëzit për të vizituar portale të rrezikshme, zbuloi personazhet më të “preferuar” në Google, të cilët na bëjnë të biem pre e viruseve të ndryshme.
Në krye të listës qëndron modelja britanike Kelly Brook, e ndjekur nga Katie Price, ndërsa pjesë e këtij klasifikimi është edhe artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora, që renditet e katërta.
“The Independent” sjell 10 personat më të “rrezikshëm” për t’u kërkuar në Google:
- Kelly Brook
- Katie Price
- Nick Grimshaw
- Rita Ora
- Victoria Beckham
- Kate Middleton
- Idris Elba
- Frank Lampard
- Jeremy Clarkson
- Tom Hardy
/tvklan.al