Personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të jenë të diskriminuar

E publikuar: 03/12/2015 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të jenë të diskriminuar. Kjo për shkak se po mungon zbatimi i ligjeve në fuqi. Ligje këto që personat me aftësi të kufizuar i bënë të barabartë në shkollim e punësim.

Përfaqësuesit e shoqata të personave me aftësi të kufizuar, sot në shënimin e ditës së tyre, shprehen shqetësimin për problemet e tyre por edhe shpresën që institucionet do të fillojnë t’i marrin më seriozisht personat me aftësi të kufizuar, duke respektuar të drejtat që u garantohen me ligj.

Sipas tyre, të drejtat e personave me aftësi të kufizuar duhet të fuqizohen, dhe ata duhet integruar në shoqëri, pasi që kjo po mungon.

Zbatimi i dobët i ligjeve dhe qasja jo e barabartë, mbeten problemet kryesore për personat me aftësi të kufizuar.