Persona të maskuar sulmojnë kryetarin e FFM-së Muamed Sejdinin

E publikuar: 27/09/2024 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini është sulmuar nga disa persona të maskuar.

Sipas raportimeve të mediave në Maqedoni, ngjarja ka ndodhur në Restorant Ballkanika në Shkup.

Alsat.mk raporton se lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Federatës.

“Duke lëshuar restaurantin pas një takimi pune, disa persona të panjohur kanë sulmuar presidentin dhe shoqëruesin”, citohet të ketë thënë ai.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e Sejdinit, apo arsyeja pse u sulmua.