Mes tensioneve të rritura midis Teheranit dhe Tel Avivit, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock paralajmëroi të enjten për një luftë rajonale gjatë një bisede telefonike me homologun e saj iranian, Hossein Amir-Abdollahian .
“Të gjithë aktorët në rajon janë thirrur të veprojnë me përgjegjësi dhe të ushtrojnë përmbajtje. Këto ditë, të gjitha linjat telefonike diplomatike janë ndezur për të parandaluar përshkallëzimin rajonal në Lindjen e Mesme. Askush nuk mund t’i shtojë më benzinë zjarrit tani. Në të vërtetë askush nuk mund të ketë interes për një zjarr me pasoja krejtësisht të paparashikueshme.” – tha Baerbock në një konferencë shtypi.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, kërcënoi të mërkurën se ushtria e vendit të tij do të godasë Iranin drejtpërdrejt nëse Teherani do të nisë një sulm nga territori i tij kundër Izraelit. Vërejtjet e tij erdhën në vazhdën e tensioneve të rritura midis fuqive rivale si pasojë e vrasjeve të gjeneralëve iranianë në një bombë në Konsullatën iraniane në Siri në fillim të këtij muaji.