Përsëri tensione në Kuvend, deputetët shtyhen mes vete

E publikuar: 13/07/2023 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës kanë nisur sërish tensionet mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.

Kësaj radhe janë përplasur fizikisht deputeti i LVV-së, Sali Zyba dhe ai i PDK-së, Rashit Qalaj.

Po ashtu, në një moment është parë që dikush ka hedhur shishe me ujë në drejtim të partisë në pushtet.

Të gjithë deputetët po qëndrojnë në afërsi të foltores në Kuvend.

Ndërsa, të pranishëm para foltores janë edhe forcat e sigurimit, të cilët kanë rrethuar kryeministrin Albin Kurti.