Përsëri beqare: Nicki Minaj i thotë ‘tung-tung’ të dashurit

E publikuar: 05/01/2017 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Këngëtarja me famë botërore, Nicki Minaj, ka konfirmuar ndarjen nga reperi Meek Mill.

Ajo këtë e bëri në Twitter duke thënë se është e fokusuar në punën e saj.

“Të konfirmoj, po jam single”, ka shkruar ajo. “Jam e fokusuar në punën time dhe mezi po pres t’ua tregoj atë së shpejti. Paçi një vit të mirë. Ju dua”.

Dyshja ishte në lidhje që nga viti 2015. Muajin e shkuar u raportuar për një ndarje të tyre dhe kjo është konfirmuar sot.