Përse turqit votuan Erdoganin?

02.11.2015 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Përse turqit votuan Erdoganin?

Për partine e Rexhep Taip Erdoanit, e diela solli një ndryshim befasues në peisazhin elektoral të përvijuar aq zymtësisht për të nga votimet e qershorit; AKP-ja rifitoi shumicën në Parlament, Erdoani siguroi vazhdimësinë e dominimit të skenës politike vendase pas muaj të tërë trazirash politike e dhune.
Një triumf i madh për Presidentin; një zhgënjim i thellë për kundërshtarët, aq më tepër kur anketimet parazgjedhore parashikonin e shumta përsëritjen e skenarit të 6 muajve më parë.

Fitorja duket se përligj strategjinë elektorale të Erdoanit për t’u shfaqur sa më nacionalist si dhe ndjekjen e linjës së ashpër me militantët kurdë në jug-lindje të vendit, ku përplasjet kanë rifilluar prej kohësh.

Një pjesë e mirë rritjes së AKP-së, në fakt erdhi në kurriz të Partisë Nacionaliste të ekstremit të djathtë. Erdoani hodhi zarat dhe i eci, thotë për New York Times, Suat Kiniklioglu, drejtori ekzekutivit i Qendrës së Komunikimit Strategjik me seli në Ankara.

Ky për AKP-në ishte një sukses tmerrësisht i madh, shton ish-ligjvënësi që dikur ka qenë edhe vetë pjesë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, ndërsa sot rreshtohet në krah të kritikëve të partisë në pushtet.

Ishte pikërisht frika e njerëzve dhe dëshira për stabilitet ajo që i ktheu AKP-së shumicën parlamentare, e kjo u kuptua edhe nga vetë deklarata e Erdoanit pas shpalljes së rezultateve paraprake.

Gjatë 5 muajve, që kontribuan në ringritjen e partisë me rrënjë në fene islame, Turqia ra pre e sulmeve terroriste. Shpërthimet në Suruç e Ankara, rikthimi i makthit të vjetër të Partisë Punëtore të Kurdistanit, por edhe rreziku i shtrirjes së konfliktit sirian brenda kufijve të vendit, i shtynë turqit të zgjedhin strehën e sigurtë të sundimit njëpartiak, që mund të sjellë fundin e terrorit dhe qëndrueshmëri në vend.

Në strategjinë e saj grabitqare, thotë New York Times, qeveria e tranzicionit, një zgjatim ‘de facto’ i drejtimit të mëhershëm të AKP-së, nuk ngurroi të kërkonte jo vetëm mbështetjen e nacionalistëve, por edhe atë të familjeve që vajtonin humbjen e njerëzve të dashur nga sulmet vdekjeprurëse. Erdoan e përsëriti vazhdimisht gjatë fushatës së tij nevojën për bashkimin e vendit rreth një force të vetme e cila të garantojë stabilitet, ndaj dhe përshkallëzimi i beftë i aktiviteteve terroriste në periudhën që parapriu zgjedhjet e 1 nëntorit, konsiderohet tashmë si faktori kryesor që i siguroi AKP-së një rikthim kaq të fuqishëm në politikën vendase. /tch

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike