Përse nuk harrohet dashuria e parë?

E publikuar: 12/09/2017 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë do të pajtoheni që “dashuria e parë nuk harrohet”, mirëpo a e dini përse?

Hulumtimet kanë treguar që e mbajmë mend për shkak se fjala është për përvojën traumatike. Dashuria e parë aktivizon lidhje të veçantë me neurone, të cilat shkaktojnë përzierjen e frikës dhe të ankthit…

Ato që i quajmë “dridhje gjunjësh”, pikërisht janë një “koktej” i tillë i ndjenjave siç janë nervoza, frika dhe obsesiviteti. Kur u shtojnë këtyre edhe epshin dhe tërheqjen fizike, atëherë na ndodh ai “kokteji” të cilin e quajmë dashuri e parë, transmeton Telegrafi.

1. I përjetoni ndjenjat për herë të parë

Në çastin që bini në dashuri për herë të parë, e kuptoni dallimin midis asaj të doni dikë dhe t’ju pëlqejë dikush. Pushtimi me emocionet e papritura që nuk i keni ndier më parë dhe përjetimi i këtyre ndjenjave për herë të parë, është arsyeja që dashuria e parë është shumë e fuqishme.

2. Kujtimet mbahen mend gjithmonë

Është interesant se edhe sa e sa vite pas rënies në dashuri dhe vazhdimit të jetës me të tjerët, kurrë nuk e harroni krejt personin e parë, me të cilin keni rënë në dashuri dhe kujtimet që keni pasur bashkë. Mbase nuk i kujtoni çdo ditë, por ju bien ndër mend kohë pas kohe.

3. Dashuria e parë nuk krahasohet

Edhe pse dashuria e jetës nuk krahasohet me dashurinë e parë, prapëseprapë dashuria e parë zë vend të veçantë në zemër. Ka diçka në atë lidhje që bën që personi i parë që keni dashuruar të mos krahasohet me të tjerët.

4. E cakton kriterin

Shumë persona e përdorin dashurinë e tyre të parë si standard për lidhjet e tyre në të ardhmen, sepse aq kanë ditur asokohe. Nëse dashuria e tyre e parë ka qenë plot pasion, lidhjet e tjera mund të duken të mërzitshme kur krahasohen me të.

5. Gjithmonë do t’ju interesojë partneri

Sapo t’ju bie ndër mend dashuria e parë, mendja ju shkon se çfarë po bën partneri dhe ku e ka çuar jeta. Bëheni aq kureshtar sa që mund ta kërkoni në medie sociale ose e pyesni ndonjë shok të vjetër për të vënë kontakt me të.