Lidhja me mashkullin e martuar fsheh kurthe të shumta. Këtë rol e pranojnë edhe intelektualet, edhe ato të cilat nuk e angazhojnë edhe aq trurin. Statistika është e ashpër – vetëm tre për qind e meshkujve braktisin bashkëshorten për shkak të një femre tjetër.
Femra e di që kjo ide nuk është e mençur, mirëpo megjithatë pranon të jetë e dyta… Shumica e dashnoreve e mashtrojnë vetveten dhe thonë se atë që e bëjnë nuk është gjë e keqe, qoftë për të mposhtur ndjenjat vetjake apo i pranojnë gënjeshtrat e dashnorit se gjoja ka martesë të keqe. Madje, nëse në ndonjë çast pyet se “ku çon kjo lidhje”, bëhet “femër e cila flet me hidhërim”, ndërkaq dashnori një të tillë tashmë e ka në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Nëse filloni lidhjen me mashkullin e martuar, duhet t’i dini këto gjëra: shpesh do të ndiheni tepër keq; do të detyroheni të fshihni lotët, sepse askush nuk do të ketë dashnore të dëshpëruar, por të durueshme, argëtuese dhe seksi. E pra, mos keni iluzione se ai do të shkurorëzohet.
Vërejtjet janë të shumta: harroni festat dhe pushimet, sepse ai atëherë do të jetë me gruan e tij “të parë”; përgatituni të dëgjoni gënjeshtrat që ai me të është vetëm për shkak të fëmijëve, mirëpo nuk fle në të njëjtin shtrat; të jeni e gatshme për jetë të fshehtë, për motele të lira dhe takime të shpejta në veturë. Sa më shumë që të zgjasë lidhja, gjendja juaj psikofizike do të rrezikohet edhe më shumë.
Shumica e femrave arsyetojnë sjelljen e partnerëve të tyre duke thënë se “ai është më ndryshe”. Shumica e këtyre tregimeve pikërisht janë klishe që përfundojnë në të njëjtën mënyrë. Statistikat janë të tmerrshme – vetëm tre për qind e meshkujve braktisin bashkëshortet për dashnore. Duke pritur shpesh kalojnë vitet më të mira, andaj femrat lejojnë t’u ikin rastet që të gjejnë mashkullin tjetër, partnerin e lirë.