Përqeshja e pastruesit që preku zemrat e njerëzve (Foto)

E publikuar: 09/12/2016 00:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një pastrues nga Bangladeshi në Arabinë Saudite, është fotografuar përderisa ishte duke shikuar disa varëse prej ari në një dyqan në kryeqytetin Riad.

Fotografia e 65 vjeçarit është postuar në Instagram me mbishkrimin “Ky njeri meriton të shikoj vetëm mbeturina”.

cleaner

Postimi i tmerrshëm tërhoqi vëmendjen e filantropistit Abdullah al-Qahtani i cili lansoi një kampanjë në mediet sociale duke kërkuar që ky njeri të gjendej.

Shumë shpejt, pas mijëra postimeve, pastruesi ishte gjetur dhe ishte identifikuar si Nazer al-Islam Abdul Karim.

View image on Twitter

Kur njerëzit kanë parë fotografinë e dytë të tij nëpër rrjete sociale kanë kërkuar që të bien në kontakt me të, transmeton Klan Kosova.
Pas kësaj shumë prej tyre i kanë dërguar dhurata.

Atij i është ofruar të zgjedh një set aksesorësh të arit nga dyqani të cilin e kishte shikuar, kishte marrë donacione në para, telefona Iphone dhe Samsung, si dhe bileta për kthim në shtëpi.

cl2

Madje një kompani e cila prodhon oriz kishte dërguar disa pako të orizit për të.

Pas gjithë kësaj Abdul Karim ka thënë “Unë vetëm se isha duke e bërë punën time si pastrues në këtë komunë dhe u gjenda pranë një dyqani përplot ar. Jam shumë i lumtur dhe falënderues për dhuratat që kam marrë”, transmeton Klan Kosova.