Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit hetimor për krizën energjetike, ku po intervistohej ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati.
Kjo si shenjë revolte ndaj deputetit të PDK-së, Ferat Shala, i cili e quajti spekulante, shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilën.
Rrjedhimisht, në mungesë kuorumi përfundoi edhe mbledhja e komisionit.
Pas kësaj, deputetët e PDK-së, Abelard Tahiri dhe Ferat Shala, në një konferencë për medie, tha se mazhoranca qëllimisht po saboton komisionin.