Përplasje me armë në qytetin e Vlorës, policia raporton për 3 të vdekur dhe 1 i plagosur.
Lajmi mbërriti në redaksi në orën 14: 20 minuta dhe nuk ka shumë detaje mbi ngjarjen e rëndë.
I plagosuri është identifikuar si Aleksandër Llanaj.
Lajmi u raportua nga gazetarja e Ora News Jerola Ziaj.
Vrasja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” ose e njohur si lagjja Çole. Mësohet se vrasja është shënuar në një lokal.
Njëri prej viktimave është Albi Limaj.