Përplasje e Policisë dhe azilantëve në Magure, lëndohen pesë zyrtarë policorë

E publikuar: 21/01/2021 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup azilantësh kanë tentuar dje të futeshin me forcë në kampin e azilkërkuesve në Magurë të Lipjanit.

Ata kishin braktisur kampin e azilkërkuesve në Mitrovicë, duke synuar shpërnguljen në kampin e Magurës.

Por, tentativa e tyre doli të jetë e pasuksesshme pas intervenimit të Policisë së Kosovës.
Midis policisë dhe azilkërkuesve pati përleshje që për pasojë pesë zyrtarë policorë janë lënduar.

Azilantët kanë dëmtuar një veturë zyrtare, pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes të qendrës së azilantëve.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIndeksonlineOfficial%2Fvideos%2F1127393254387633%2F&show_text=false&width=476