Përplasje e ashpër mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka ndodhur sot në Degën e Prizrenit.
Në një video të siguruar nga Indeksonline shihen anëtarët e kësaj lëvizje teksa bërtitnin pa ndërprerë.
Nuk dihet arsyeja e kësaj përleshje mes anëtarëve, por rikujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje është duke përjetuar ndarjen më të rëndë që nga themelimi i saj.
Aktualisht VV-ja udhëheqë vetëm me Prizrenin, pasi ditë më parë nga VV-ja u largua Qëndron Kastrati i Kamenicës dhe Shpend Ahmeti i Prishtinës./Indeksonline/