PËRPLASJA Brestovci – Olluri: A e njeh Behram Gashin? – Ku e gjeti Përparim Rama këtë profil?

E publikuar: 19/05/2025 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Parim Olluri është përplasur në Pressing në T7 me Drejtorin e Shërbimeve Publike Bekim Brestovci, për çështjen e tenderave.

Ai pyeti specifikisht për Behram Gashin, të cilin Brestovci deklaroi se e njeh.

Pjesë nga debati mes tyre:

Olluri: Qysh bahet Prishtina e pastër me tendera jo të pastër?

Brestovci: Këtë pe mendon ti e jo të tjerët

Olluri: Logjikë komuniste është kur shkon me tender të negociuar

Brestovci: Në komunizëm ska pas tendera hiç

Olluri: Logjikë komuniste është kur nuk i mbështet kompanitë private se ti je duke i dëmtu kompanitë private…

Olluri: A e njeh Behram Gashin?

Brestovci: E njoh

Olluri: Tash njerin që e njeh, po ja mundëson me fitu tendera e po ja mundëson tendera edhe burrit edhe gruas

Brestovci: Po unë të njoh edhe ty

Olluri: A e din sa aktakuza i ka Behrami, e qysh në këtë Prishtinë të madhe e gjetet firmën e Behramit që është i afërt me LDK-në, që është i shkakrkuar për mashtrime financiare. Ku e gjeti Përparim Rama një profil të tillë?

Brestovci: Nuk jemi thirrë me folë për Behram Gashin, por si ta kemi Prishtinën të pastër.