Në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në “Rrugën B”, e ku një person ka mbetur i lënduar raporton Front Online.
Rastin për Front Online, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
“Sot rreth orës 08:00 ne rrugën ‘B’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, konfirmoi ajo, për Front Online./FrontOnline/