Përplaset me Kadri Veselin, Konjufca e lëshon mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

E publikuar: 20/09/2017 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, e ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit pasi thotë se aty po bëhet presion nga kryeparlamentari që t’i merret e drejta për të thirrur seancë të jashtëzakonshme.

“Veseli po thotë që këtë të drejtë e ka Kryesia. Këtu është folur për ndarjen e komisioneve. Kadri Veseli e shkeli rregulloren lidhur me seancën e jashtëzakonshme. Seanca mbahet jo kur do kryetari i Kuvendit por kur duan ata që kanë thirrur”, tha Konjufca, raporton Express.

“Në dëshiron që seanca të mbahet të hënën ndërsa ata të enjten. Propozimi ynë u rrëzua me anë të votave në mënyrë të padrejtë. Konjufca ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me interpretimin e çështjes së thirrjes së seancës së jashtëzakonshme”, është shprehur tutje ai.