Përplaset aeroplani në Portugali, ende nuk dihet për viktimat

E publikuar: 20/06/2017 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aeroplan bombardues me ujë që po luftonte zjarret e mëdha të pyjeve në Portugali qendrore është rrëzuar, thonë zyrtarët lokalë.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë informacion për viktimat, transmeton Klan Kosova.

Më shumë se 1,000 zjarrfikës po luftojnë me zjarret që kanë marrë jetën e të paktën 64 vetëve dhe plagosën më shumë se 130 që nga e shtuna.

Shumë nga viktimat vdiqën pasi mbeten të bllokuar në makina pasi u përpoqën të iknin, transmeton Klan Kosova.