Dy të rinj, që kishin vjedhur në motoçikletë, janë përplasur për një shtyllë elektrike në Swindon të Anglisë.
Derisa njëri pësoi lëndime të konsiderueshme dhe nuk mund të lëvizte, tjetri u largua ngadalë sikur të mos ketë ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.
“Veprimet e këqija, të dërgojnë te shoqëria keqe dhe për pasojë mbetesh vetëm”, është një koment lidhur me rastin.
Forcat e rendit po bëjnë përpjekje që të identifikojnë ata, ndërsa nuk dihet për fatin e atij që mbeti i lënduar. /Telegrafi/