Përplasen dy vetura në Suharekë, ka të lënduar

E publikuar: 18/10/2017 09:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy vetura janë përplasur gjatë ditës së djeshme në fshatin Reshtan të Suharekës.

Raportohet se i dyshuari përderisa ishte duke drejtuar veturën VË Golf, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën Mercedes 22o të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy vozitësit dhe një pasagjere femër K-Shqiptare të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit.