Deputetja e AAK-së, Donika Kada- Bujupi dhe Ismet Beqiri i LDK-së janë përplasur sot në seancën e Kuvendit për inteprelancën që e ka kërkuar opozita për drejtësi.
Kadaj- Bujupi tha se kryeministri Isa Mustafa nuk ka guxim të përballet me të vërtetën, raporton Indeksonline.
“Është dasht të jetë pik e rendit të ditës edhe pse kryeministri iku nga seanca dhe nuk është i gatshëm të ballafaqohet për të qenë në interpelanc. Refuzon për të qenë në intepelanc për të folur për gjendjen e drejtësisë në vend, flet se kryeministri nuk ka guxim dhe as vullnet politik. Kjo është krejt e papranueshme, prandaj dëshiroj që të veprohet nga ana e kuvendit për ushtrimin e kompetencave kushtetuese”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Në mbrojtje të kryeministrit i ka dalë Ismet Beqiri, ku ka thënë se kryeministri nuk e ka obligim t’iu tregoi deputetëve, por vepron në bazë të ligjit.
“Ky është vazhdim në atë që e thash, ju e dini mirë që nëse nuk përgjigjet, plotësohen kushtet të futet në rend të ditës interpelanca. Ai nuk e ka obligim me të tregu a vjen e s’vjen, bash ty nuk e ka obligim”, ka thënë Breqiri
Përplasen Donika Kadaj dhe Ismet Beqiri
NGA KATEGORIA