Përplasen 2 trena në Finlandë, 3 ushtarë të vdekur dhe 11 të plagosur

E publikuar: 26/10/2017 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre ushtarë raportohet se kanë ndërruar jetë pas një përplasjes se dy trenave në pjesën jugore të Finlandës.

“AFP” raporton se 11 të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spitali.

Përplasja ndodhi 85 kilometra larg nga kryeqyteti, Helsinki.

Ministri i Mbrojtjes ka reaguar shkruar në Twitter duke thënë se “e enjtja ka filluar me lajme të zymta”./SYRI.net/