Ky është momenti kur peshëngritësit i shpërthen gjaku në hundë, derisa po tentonte të ngrinte peshat që kishin plot 426 kilogramë.
Rusi Mikhail Shivlyakov ishte pjesë e garës “Arnold Sport Festival”, që ishte organizuar në Columbus të Ohios, transmeton Telegrafi.
Por këmbëngulësia e tij që të del triumfues në këtë garë, e detyroi atë të ngrit afro gjysmë toni, por ky moment i kushtoi me hundë të mbushura më gjak.
37-vjeçari i cili dikur ishte pjesë e marinës, tani merret me peshëngritje dhe ka arritur të ngrit afro gjysmë toni, duke u bërë kryelajm në gazetat sportive.
Edhe pse rrezikoi jetën me këtë lëvizje duke pasur parasysh se ka mundur ta pësoi më keq, ai në fund humbi titullin e më të mirit nga Thor Bjornsson i cili luante në serilain “Game of Thrones” duke arritur të ngrit 472 kilogramë, që do të thotë 44 kilogramë më shumë sesa Shivlayakov. /Telegrafi/