Përparim Rama për arrestimin e zyrtarëve komunal: Askush mbi ligjin

E publikuar: 27/01/2026 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas arrestimit të zyrtarëve komunal nën dyshimin për ryshfet e ku thotë se do ta ofrojë bashkëpunimin e tij të plotë për organet kompetente.

Ai thotë se janë të hapur për çdo proces të verifikimit dhe veprimit procedural, duke theksuar askush mbi ligjin.

“Kryeqyteti riafirmon përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe  funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës. Në lidhje me arrestimin e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente, në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik. Në këtë frymë, Kryeqyteti Prishtina  mbetet i hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës. Askush mbi ligjin”, shkruan Rama.