Përmirësohet gjendja shëndetësore e Mikullovcit

E publikuar: 03/08/2017 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti Adem Mikullovci e ka konfirmuar se do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës që pritej të fillonte nga ora 15:00 pasi që fillimisht u raportua se ka probleme shëndetësore.

Vetëvendosje e ka konfirmuar se deputeti është mirë dhe është në gjendje të kryesojë vazhdimin e seancës.

Mikullovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është ndjerë keq pas seancës konstituive të Kuvendit, të cilin e kryesoi e të cilin e mbylli pas rrëzimit me vota të propozimit të PAN-it për shtyrje të seances.