Përmbytje në Milano, moti i lig godet Italinë

E publikuar: 31/10/2023 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Moti i lig ka prekur Italinë. Zona të ndryshme janë përfshirë nga përmbytjet.

Në Lombardi nënkalimet janë përmbytur, po ashtu ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Stuhia e fortë ka prekur edhe Milanon gjatë natës.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lëvizin në zonat e rrezikuara. /abcnews