Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe trafik të rënduar mëngjesin e sotëm, në Durrës.
Një pjesë e akseve rrugore të qytetit bregdetar, e veçanërisht kryqëzimet kanë qenë nën pushtetin e ujit, duke vështirësuar kalimin për këmbësorët, kryesisht nxënës shkollash dhe qytetarë që nxitojnë drejt vendeve të punës, raporton Tch.