Edhe pse ditë më parë ata kishin marrë kërcënime të ndryshme për ta parandaluar këtë organizim, qindra persona ishin mbledhur në sheshin “Skëndërbe” për ta zhvilluar Paradën e parë të Krenarisë në vendin tonë.
Ky organizim paraqiste mbledhjen më të madhe publike në Kosovë të komunitetit LGBTI dhe përkrahësve të tyre.
Në pëkrahje të këtij komuniteti, të pranishëm ishin edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha, si dhe ambasadorët britanik dhe amerikan, Ruariri O’Connell dhe Greg Delawie.
Të gjithë shprehën gatishmëri që t’i japin përkrahje këtij komuniteti që ende paragjykohet dhe u cenohet e drejta e tyre që ka të bëjë me orientimin seksual.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme.
Në emër të dashnisë

















