Një përleshje mes disa personave, ku njëri nga ta është therrur me thikë, ka ndodhur para pak minutash në kafiterin ‘Dolce Vita’ në veri të Mitrovicës.
Mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në spitalin e veriut të këtij qyteti.
Nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti ka konfirmuar ngjarjen për Kosova Pres duke thënë se personat që kanë sulmuar viktimën kanë ikur në drejtim të urës kryesore.
Sipas tij, Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë ngjarjen.
Lokali ku ka ndodhur ngjarja është afër urën kryesore ku është i vendosur i ashtuquajturi ‘Parku i Paqes’.