Përleshje në një qendër votimi në Novi Pazar, ndërhyn Policia

E publikuar: 03/04/2022 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një qendër e votimit në Novi Pazar me numër 77, nuk është hapur me kohë të dielën, për shkak të një përleshje që ka ndodhur.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Serbisë, Vladimir Dimitrijeviq, ka njoftuar se policia ka ndërhyrë menjëherë dhe se problemi do të zgjidhet shpejtë.

“Ka pasur një përleshje, siç u njoftuam nga këshilli i votimit. Policia ka ndërhyrë menjëherë. Është pothuajse e pabesueshme që nga 8267 qendra të votimit, kemi vetëm një problem që do të zgjidhet sa më shpejt”, tha Vladimir Dimitrijeviq, raporton B92.

Në Serbi sot mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd. Në këto zgjedhje janë rreth 6 milionë e gjysmë të serbëve që do të kenë mundësi të votojnë.

Në këto zgjedhje të Serbisë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë.