9 motoçiklistë kanë mbetur të vrarë dhe 18 të tjerë janë hospitalizuar pas një përleshje të armatosur mes dy bandave rivale në një ceremoni rekrutimi në një restaurant që gjendet në një nga paralagjet e Teksasit, raporton Daily Mail.
Përleshjet filluan si incidident fizik në një prej tualeteve të restaurantit dhe pastaj u përhapën në të gjithë restaurantin, ku të përfshirit në rrahje përdorën zingjirë, thika dhe armë zjarri rreth zonës ku ishin përqendruar pasditen e së dieles, transmeton Indeksonline.
Të punësuarit dhe musafirët, përfshirë këtu edhe fëmijët u frikësuan aq shumë sa u fshehen nëpër frigoriferë pasi që luftimet mes grupeve ishin aq të tmerrshme sa rrezikonin secilin përreth.
“Ishin rreth 30 persona që qëllonin me armë”, kanë thanë disa dëshmitarë për ‘Waco Tribune-Herald’.
Luftimet më pas u përqendruan në hapësirat e parkingut, ku njësiti për ndërhyrje të shpejta SWAT vrau një motoçiklist dhe kapi të tjerët. Kur të shtënat përfunduan trupat e vdekur ishin të shpërndarë gjithkah nëpër parking dhe veturat ishin të shpuara nga plumbat që grupet shkëmbyen gjatë luftimeve me njëri-tjetrin. /Indeksonline/