Në futboll ekipet përpiqen të marrin gjithmonë me sportivitet një humbje, por jo gjithmonë ndodh kështu mes tifozëve, madje dhe kur ata i përkasin skuadrave të mëdha si ato të Realit dhe Barcelonës. Fitorja e titullit nga ana e blaugranave dhe festa e fansave të tyre në Madrid, pas suksesit me Atletikon duket se nuk i ka pëlqyer mbështetësve të Realit të Madridit, që janë konfrontuar në aeroportin e kryeqytetit me ata të blaugranave.
Dhuna e ushtruar nga tifozët e Realit është kritikuar nga ana e mediave por dhe opinionit sportiv në Spanjë, ku tifozët, sidomos ata të Realit njihen për sjelljen e tyre tejet sportive. Vetëm pak kohë më parë, një tifoz humbi jetën në vendin iberik, për shkak të përleshjeve që shpërthyen në kryeqyetet mes fansave të Atleticos së Madridit dhe atyre të Deportivo La Corunjas.