Në prag të ndeshjes mes FC Ballkanit dhe Slavia Prague, disa tifozë të të dyja taborëve janë përleshur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Lidhur me përleshjen, policia e ka konfirmuar se janë arrestuar tre persona, dy prej të cilëve janë kosovarë.
Intervenimi i policisë ka qenë i menjëhershëm dhe si rezultat është arritur që të ndalohet përleshja, pa pasur ndonjë përshkallëzim.