Përleshje nxënësish, Ilustrim Përleshje nxënësish, Ilustrim
Një rrahje ka ndodhur ndërmjet nxënësve shqiptarë dhe maqedonas në Kumanovë, me ç’rast disa nxënës shqiptarë kanë rrahur një maqedonas, i cili ka qenë duke pritur autobusin për të ikur në shtëpi.
Nëna e Stefanit të rrahur, për TV Telma thotë se djali i saj ka pranuar tre ditë terapi ndaj dhimbjeve, pastaj ka qenë në psikolog e psikiatër dhe se tani nuk dëshiron të dalë nga shtëpia nga frika, duke apeluar që ky të jetë rasti i parë dhe i fundit.
Pas këtij rasti, është rritur niveli i sigurimit në shkollën ”Toli Zordumis”, kurse SPB e Kumanovës do të caktojë një person kujdestar për periudhën kur nxënësit vijnë dhe dalin nga shkolla, ndërkaq në këtë shkollë mësojnë 300 nxënës maqedonas dhe 200 shqiptarë.
Fjalët kyçe: Kumanovë, përleshje.