Përleshen me thika adoleshentët në Himarë, ka të plagosur

E publikuar: 02/11/2017 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme në Himarë. Burime nga policia thanë se është marrë një telefonatë se në fshatin Borsh, dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin me mjete të ftohta prerëse, dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar njëri prej tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak kanë rezultuar se në vendin e quajtur ”Në Ferëm Borsh”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Z., 16 vjeç, ka goditur me mjete të ftohta prerëse shtetasin R. Xh., 17 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar nga vendi i ngjarjes mjetin prerës (thikë).

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasin D. Z., dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.