Barcelona ka barazuar ndaj Valencias në derbin e javës së 13-të në La Liga me rezultat 1-1.
Ishte një ndeshje e mirë, por katalunasit ishin skuadra që dominoi në këtë takim. Kjo tregohet më së miri me faktin se vendasit shënuan me gjuajtjen e vetme që kishin në portën kundërshtare.
Momenti më i komentuar i kësaj ndeshje ndodhi në minutën e 30-të, kjo kur Lionel Messit nuk iu pranua goli, edhe pse topi kishte kaluar vijën e portës. Menjëherë pas kësaj vendasit u nisën në kundërsulm dhe Simone Zaza ishte afër të shënojë, por gjuajti jashtë dhe me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.
Festa e Rodrigos te goli (Getty Images)
Valencia e filloi mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 60-të shënoi me anë të Rodrigos.
Kjo duke sikur e këndelli Barcelonën, e cila filloi të organizohet më mirë dhe në minutën e 82-të pas një pasimi maestral nga Messi shënoi Jordi Alba.
Lionel Messi i dëshpëruar pas golit të Rodrigo Morenos (Getty Images)
Pas kësaj fitore Barça vazhdon në pozitën e parë me 35 pikë, katër më shumë se Valencia një vend më poshtë.
Ndeshja e ardhshme e klubit katalunas është ndaj Celta Vigos, kurse Valencia udhëton te Getafe. /Telegrafi/
The pass by Messi was nothing short of genius. Jordi Alba did well to finish as well. #fcb pic.twitter.com/6wXLXJQCA3
— David Hartley (@DavidHartley21) November 26, 2017
¡Le robaron a Messi 🇦🇷 en Mestalla!
👎 El 🔟 le pegó y se le escapó al arquero Neto, que sacó la pelota cuando había pasado la línea pic.twitter.com/TT98lql2th
— FPD (@futbolfpd) November 26, 2017
















