Veterinerët në Kepin Lindor të Afrikës së Jugut, kanë thënë se Bettie Bee që ka ardhur në jetë me dy fytyra, do të jetojë vetëm disa ditë.
Mirëpo, po bëhen rreth dy javë që kjo mace është gjallë, ndërsa përkundër parashikimeve po rritet e shëndetshme, transmeton Telegrafi.
“Macja ka pjellë tre të vegjël, ndërsa vetëm kjo ka çrregullim. Të dy gojët i ka funksionale dhe së shpejti do t’ia heqim tubin me të cilin e ushqejmë”, thuhet në raportin e klinikës ku po trajtohet.
Kjo është rasti i vetëm, që një mace i mbijeton kësaj gjendjeje, ndërsa pritet t’i bëhen analiza dhe fotografime me ultrazë, për të zbuluar më shumë rreth konstruktit të brendshëm. /Telegrafi/