Eci 16 kilometra për të arritur deri te ujëvara Havasupai që ndodhet në Arizonë të Shteteve të Bashkuara, pastaj kërceu nga shkëmbi i lartë 30 metra.
Këtë veprim e kreu në përkujtim të shokut të ngushtë, i cili ishte ndarë nga jeta, duke u hedhur në të njëjtën mënyrë, transmeton Telegrafi.
Për dallim nga miku tij, ai përfundoi në ujë me sukses, pasi që u rrotullua tri herë në ajër.
Më poshtë mund të shihni kërcimin e tij të guximshëm, teksa të pranishmit e duartrokasin që e kreu si duhet. /Telegrafi/