Sot është mbajtur protesta e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së para Kuvendit të Kosovës, në reagim ndaj ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, me autor Shkëlzen Gashin.
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati është larguar me autoambulancë nga protesta e sotme e cila u mbajt para Kuvendit të Kosovës pas eskpozitës skandaloze për masakrat.
Sipas pamjeve të shpërndara në rrjete, Gucatit iu përkeqësua gjendja shëndetësore.
I njëjti është parë me dy shoqërues deri tek ambulanca, njofton Klankosova.tv.



















