“Përkeqësimi i ambientit për të bërë biznes”, edhe Ministrja Hajdari i reagon Avdullah Hotit

E publikuar: 10/12/2023 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rozeta Hajdari

Rozeta Hajdari

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari i ka reaguar deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, cili ka deklaruar se ambienti për biznes në vitin 2023 është përkeqësuar në të gjitha aspektet krahasuar me vitin 2017.

Hotit i ka reaguar edhe minisri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ndërkaq Hajdari ka thënë se pretendimet e Hotit janë të referuara në analiza të pabaza.

”Deputetit Avdullah Hoti i pengojnë të arriturat e Qeverisë sonë, madje edhe ato që Raporti i Progresit i Komisionit Evropian i vlerëson si progres, andaj tenton t’a zbeh me analiza të pabaza klimën e të bërit biznes në Kosovë. Me fjalë të tij, ai nuk mund të sfidoj as punën tonë dhe as ekspertët të cilët me analiza e diagnostikifim të mirëfilltë me evidencë në detaje e me shumë kujdes punojnë në përpilimin e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian”, ka thënë ndër tjerash Hajdari.

“Raporti i Progresit për Kosovën, për periudhën qershor 2022 – qershor 2023, i publikuar nga Komisioni Evropian në nëntor të këtij viti, vuri në pah angazhimin e Qeverisë për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në vend. Madje, vet raporti thekson se Kosova ka shënuar progres në klimën e të bërit biznes, duke shtuar se, progres ka pasur edhe në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale”.

“Tutje, po në këtë raport tejet të rëndësishëm për Kosovën, theksohen masat dhe veprimet konkrete të Qeverisë, të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejt për përmirësimin e mëtejmë të klimës së të bërit biznes si: Funksionalizimi i Gjykatës Komerciale, aprovimi i koncept dokumentit për Regjistrat e Pronarëve Përfitues (tanimë i miratuar si projektigj në Qeveri), Platforma E-Kosova e cila do të ofroj mbi 140 shërbime, hartimi i Ligjit për Investime të Qëndrueshme dhe ligjet e masat tjera në mandatin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, ka vazhduar ajo.

Më poshtë ajo ka folu për vlerësimin që thota të ketë marrë Ministria që ajo drejton.

”Puna e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është vlerësuar lartë në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për periudhën qershor 2022-qershor 2023. Me prioritet të lartë i sollëm reformat e shumëpritura në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Vijuam me plotësimin e zbrazëtirave në kornizën legjislative në përmirësimin e ambientit për të bërit biznes, klimën e investimeve, mbrojtjen e konkurrencës, reformën në mbikëqyrjen e tregut, fuqizimin e mbrojtjes së pronësisë industriale, dhe turizmin e qëndrueshëm – duke arritur miratimin e 16 ligjeve dhe 35 akteve nënligjore në harmoni me parimet e standardet ndërkombëtare dhe direktivat e BE-së”, ka deklaruar ndër tjerash ajo.