Përjashtimi i Rezit për ngacmim seksual në BBVK, reagon Stresi duke kujtuar gjestin e njëjtë që ia bëri Xhulit

E publikuar: 09/11/2024 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stresi ka reaguar për përjashtimin e Rezit dhe Besforiti nga Big Brother VIP Kosova.

Ai duke u mundua ta dënoj veprimin e Rezit, pra ngacmimin seksual që i bëri Xhenets, e banazalizon fare çështjen.

“Rezi mendoj që ka gabu kur i ka gjujt shpullë në prapanicë. Është dashtë me i thanë më fal motër. Edhe ‘Vëllai i madh’ u kanë dashtë me e falë”, thotë Stresi teksa fillon të qesh.

“Jam kundër dhunës. Nuk duhet foli femra ashtu. Dhe, ky veprim i ‘Vëllait të Madh’ ishte i saktë”, ka thënë ai.

Ndërkaq me shprehjen “m’fal motër” i është referuar situatës kur ai ishte brenda shtëpisë së Big-ut dhe e kishte godiur Xhilin në të pasme, pa miratimin e saj. Ku si shfajësim e kishte përdorur këtë shprehje.