Domatja është një frut i pasur me potasium dhe hekur dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme për zemrën dhe gjakun. Gjithashtu është e pasur me antioksidantë.
Arrat i bëjnë mirë trurit
Arrat janë të pasura me proteina mjaft të ushqyeshme për trurin. Arrat kanë 16% proteina, 12% sheqer dhe 60% yndyrë që përmban omega 3 dhe 6.
Selinoja i bën mirë kockave
Selinoja është e përbërë nga 23% kripëra të cilësisë së lartë, kripëra të cilat janë të njejta me ato që gjenden në kockat tona. Përdorimi i tyre është mjaft i rëndësishëm për qarkullimin e gjakut, gjithashtun ato janë të pasura dhe me vitaminën K.
Avokadoja i bën mirë mitres
Nëse gratë do të hanin një avokado në javë do të luftonin shumë sëmundje. Në të vërtetë avokado ndihmon në vendosjen e ekuilibrit hormonal, duke ulur ndjeshëm rrezikun e kancerit të mitrës.
Patatja i bën mirë pankreasit
Midis shumë të mirave të tjera që sjell përdorimi i patates është edhe ai i uljes së nivelit të sheqerit në gjak duke sjellë dobi për pankreasin.
Karrota i bën mirë syve
Karrota është e pasur me vitaminën A dhe është thelbësore për shendetin e lëkurës, duke ndaluar edhe një sërë tumoresh, por kryesisht i bën mirë syve.
Portokalli i bën mirë gjirit
Mes shumë të mirave që përftojmë nga përdorimi i përditshëm i portokallit është edhe ai i uljes dhe i ndalimit të kancerit të gjirit tek femrat. Portokalli është i pasur me vitaminën C dhe A dhe B dhe ka rol të rëndësishëm në ruajtjne e kolagjenit në trup.
Xhinxheri i bën mirë stomakut
Siç e dimë është konsideruar nga shumë studiues si një ushqim i pasur dhe që sjell shumë të mira. Xhinxheri falë enzimave të tij ndihmon në luftimin e shumë sëmundjeve të stomakut si dhe ndihmon në tretjen sa më mirë të ushqimeve.
Kërpudhat i bëjnë mirë veshit
Kërpudhat janë të mira për dëgjimin, për shkak se janë ndër të paktat produkte që përbajnë vitaminën D.
Fasulet i bëjnë mirë veshkave
Fasulet e dimë që janë një ushqim mjaft i mirë për trupin tonë, por kryesisht ato i bëjnë mirë vëshkave. Fasulet përmbajnë 23% proteina, 17% fibra dhe 51% karbohidrate. Ata janë gjithashtu të pasura me vitaminat A, B, C dhe E./opozita/