Përgjithshëm, Boçi dhe Bylykbashi zgjidhen nënkryetarët e rinj të partisë

E publikuar: 04/06/2022 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike zhvilloi sonte zgjedhjet për plotësimin e strukturave të saj, teksa kanë dalë rezultatet e përfundimtare.

Anëtarët e Kryesisë kanë votuar në favor të Flamur Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, duke lënë pas Arben Ristanin.

Flamur Noka do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Demokratike me 154 vota.

Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi do të jenë dy nënkryetarët e rinj të Partisë Demokratike. Boçi mori 123 vota ndërsa Oerd Bylykbashi mori 107 vota.

Votat për secilën strukturë:

Për Sekretar të Përgjithshëm:

Flamur Noka 154 vota

Arben Ristani 53 vota

Nër n/kryetar të PD-së dy vende:

Agron Shehaj 72 vota

Oerd Bylykbashi 104 vota

Belind Këlliçi 88 vota

Luçiano Boçi 123 vota

Për Sekretar për Organizatat Partnere

Znj. Iliriana Kuçana 59 vota

Megi Balliu 73 vota

Sekretar për Transparencën, luftën kundër Korrupsionit dhe Rikthimin e Pronave

Lediana Mandia 68 vota

Andia Pustina 54 vota

Sekretar për të Drejtat e Njeriut

Elda Hoti 47 vota

Bislim Ahmeti 89 vota

Sekretar për Organizimin

Ervin Minarolli 10 vota

Aurel Bylykbashi 38 vota

Sekretar për Integrimin Europian

Edmond Spaho 88 vota

Lediana Fratari 49 vota

Sekretar për Marrëdhënie Publike

Jola Hysaj 77 vota

Sara Bodo 55 vota

Sekretar për të Përndjekurit Politikë

Lorenc Luka 75 vota

Bedri Blloshmi 53 vota

Sekretar për Emigracionin, Diasporën dhe Organizimin e PD jashtë vendit

Tritan Shehu 64 vota

Indrit Hoxha 75 vota

Sekretar për Ligje dhe Çështje Elektorale

Ivi Kaso 102 vota

Çlirim Gjata 38 vota

Sekretar për Pushtetin Vendor

Dasho Aliko 57 vota

Ylli Asllani 77 vota

Gjykatësi i Partisë

Endira Bushati 43 vota

Adriana Kalaja 88 vota
/tch/