Firma e cila merret me hulumtimin e tregut të aplikacioneve App Annie tha se shkarkimet e aplikacioneve dhe lojërave në mbarë botën shënuan rekorde të reja në 2018-ën.
Firma tha se deri më 15 Dhjetor, numri i shkarkimeve të aplikacioneve në iOS dhe Android arriti në 113 miliard, një rritje me 10% krahasuar me 2017-ën.
Parashikohet që edhe shpenzimet e konsumatorëve janë rritur me 20% në 76 miliardë dollarë globalisht.
Një pjesë e madhe e rritjes së shpenzimeve i atribuohet të ardhurave të gjeneruar nga lojërat mobile.
Koha e shpenzuar në aplikacione gjithashtu është rritur. Në 2018-ën mesatarisht një përdorues në SHBA shpenzonte 3 orë çdo ditë në aplikacione, një rritje me 10% krahasuar me 2017-ën dhe 20% me 2016-ën.
Loja e vitit sipas App Annie ishte Fate/Grand Order ndërsa aplikacioni i vitit ishte Netflix. /PCWorld Albanian