Para pak çastesh ka përfunduar në Bruksel takimi i dy kryeministrave, Isa Mustafës dhe Aleksandar Vuçiq, ku nuk është arritur asnjë marrëveshje e ashtuquajtur e madhe, përveç lëvizjes së lirë.
Nuk ka marrëveshje as për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, as për liqenin e Gazivodës, as telekomit e as Parkut të Paqes.
Marrëveshja e vetme e nënshkruar është në formë të memorandumit për lëvizjen e lirë, ku sigurimi i automjeteve i Kosovës do të vlejë edhe në Serbi, ngjashëm siç vlen edhe me Maqedoninë.