Për rreth dy orë diskutimesh, ka përfunduar takimi i thirrur nga Ambasada e Amerikës në Kosovë, për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.
Të ftuar në këtë diskutim ishin shoqëria civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë e diplomatë.
I parë që u pa teksa po dilte nga ky institucion diplomatik, ishte ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.