Përfundon takimi, Mustafa s’ju flet mediave

E publikuar: 09/03/2020 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar në presidencë takimi në mes të kreut të shtetit, Hashim Thaçit dhe të parit të LDK-së, Isa Mustafës.

Para mediave nuk ka komentuar se çka është diskutuar në takim lideri i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, ani pse është pyetur nga gazetarët.

Mustafa është lideri i parë i partive politikë që është ftuar për takim nga Thaçi.

Gjatë ditës, presidenti ka ftuar në takim edhe liderët tjerë të partive, përfshirë këtu edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për të cilin nuk është bërë e ditur se si do të përgjigjet.