Ka përfunduar dreka e punës mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, raporton EO.
Drekës iu bashkua edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ndërsa më herët Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorët e shumicës së shteteve prezente në Kosovë.
“Ajo se çka do të diskutohet, do t’ju tregojmë në fund të takimit”, tha Kurti, pas ngjarjes së lansimit të Programit të Punësimit të të Rinjve, gjatë ditës së sotme, por një gjë e tillë nuk ndodhi.