Përfundon takimi i liderëve të partive politike

E publikuar: 28/06/2025 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas më shumë se dy orësh, ka përfunduar takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive politike, raporton Ekonomia Online.

Qëllimi i tij ishte zhbllokimi i situatës politike dhe diskutimi për konstituimin e Kuvendit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që obligon përbërjen e re të Kuvendit të konstituohet brenda 30 ditëve.